Allegri: Maturia e djemve solli fitore ndaj Portos

Allegri: Maturia e djemve solli fitore ndaj Portos

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se Juventuesi ka qenë i matur gjatë ndeshjes prandaj edhe e mposhti Porton.

“Djemtë ishin të durueshëm, tentuan të hapin kundërshtarin dhe kthehemi në shtëpi me një fitore të rëndësishme, që mund të ishte 3-0. Lojtarët ishin të matur sonte, dhe nuk ishte lehtë ndaj Portos”, ka thënë Allegri pas përfundimit të ndeshjes.

Përjashtimi i Alex Telles e la Porton me 10 lojtarë në fushë, gjë që e shfrytëzoi shumë mirë Juventusi, e cila priti pjesën e dytë për të arritur fitoren 0-2.

“Ekipi ishte shumë i mirë në aspektin e karakterit dhe ishin nën presion vetëm për pesë minuta, dhe më pas kontrolluam ndeshjen edhe kur ishim me lojtarë të barabartë në fushë, edhe kur kishim një më shumë se Porto”, është shprehur Allegri për Mediaset Premium.