Allegri: Humbja ndaj Interit, një gjë e mirë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur pas humbjes së pësuar kundër Interit.

Allegri: Humbja ndaj Interit, një gjë e mirë

“Duhet të shikojmë gjërat pozitive e kësaj ndeshjeje dhe ndoshta kjo humbje e parë do të na djegë përbrenda. Nuk duhej të pësonim golin e barazimit, kemi ulur ritmin dhe kemi bërë shumë gabime, duke i krijuar mundësinë Interit të na vinte në vështirësi në kundërsulm”, ka thënë ai, njofton Telesport.

“Ata janë treguar më agresiv dhe kanë pasur më shumë dëshirë për të fituar. Atmosferë negative rreth Juventusit? Duhet të mësohemi me këtë situatë, të gjithë mendojmë se duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Allegri.

“E kemi filluar sezonin me një sistem loje që jepte më shumë siguri, ndoshta gjatë kampionatit do të provojmë gjëra të tjera. Disa janë lojtarë të rinj, duhet të fitojnë eksperiencë dhe gjatë ndeshjeve të kombëtareve nuk janë stërvitur shumë; duhet të arrijnë formën më të mirë”, ka përfunduar Allegri./Insajderi.com