Alkool, drogë dhe seks në publik – Një grup policësh bëjnë skandal në Berlin

Alkool, drogë dhe seks në publik – Një grup policësh bëjnë skandal në Berlin

Në Berlin, as policët nuk jam imun nga ndejat e natës, herë pas herë.

Por kjo mund të ketë shkaktojë probleme për ta, sidomos për një ekip të policisë gjermane të cilët kishin vendosur që të bëjnë një “party” tepër të gjatë dhe të “egër”.

Një ekip i policisë së Berlinit janë detyruar të dërgohen në shtëpi nga një grup tjetër policësh pasi kanë përfunduar jashtëzakonisht të dehur dhe të droguar në një klub pas përfundimit të samitit të në Hamburg.  Ata pas kësaj ishin nisur në Berlin.

Gazetat gjermane kanë raportuar se policët kanë bërë skandale të ndryshme sikurse pirja e tepër, urinimi në natyrë, seks në publik dhe kanë lëshuar muzikë me zë të lartë deri në orën 6 të mëngjesit.

Ndeja e tyre është ndalur nga një kolegët e tyre të cilët i kanë dërguar ata në shtëpi. Pritet që ata të dënohen për veprimet e tyre, normalisht pasi t’u kalojë “hangover”./Insajderi.com