Alkool dhe 10 mijë femra, legjenda e keçit rrëfen jetën e tij

08.11.2017 10:04
Alkool dhe 10 mijë femra, legjenda e keçit rrëfen jetën e tij

Alkool, shumë alkool dhe femra pa fund. Një nga emrat me më shumë peshë në sportin e keçit rrëfen sekretet e tij.

68-vjeçari Ric Flair, i njohur në këtë sport me nofkën “The Natural Boy”, rrëfen në dokumentarin e regjisorit Rory Karpf se në dy dekadat e fundit konsumonte të paktën 10 birra dhe pesë koktejle alkoolike në ditë.

Flair i martuar katër herë dhe po kaq herë i ndarë thotë se figura e tij publike dhe suksesi në sportin e keçit ishte një “dhuratë” që i siguroi fjetjen me mbi 10 mijë femra përgjatë jetës së tij.

Varësia ndaj alkoolit për pak sa nuk i mori jetën 68-vjeçarit në gusht të këtij viti. Ai u vendos në një koma induktive para se t’i nënshtrohej një operacioni për problemet në mëlçi. Mjekët thanë se ai kishte vetëm 20 për qind mundësi për të jetuar.

Flair ja doli mbanë dhe tani thotë se është i pastër, nuk vë më alkool në gojë dhe ka edhe një thirrje për të rinjtë që duan të ndjekin shembullin e tij.

“Ka shumë 20-vjeçarë që më shohin si shembull për jetën e tyre. Nëse kjo është në kontekstin e duhur, nuk ka asnjë problem. Problemi është se nuk duhet të përsërisim gabimet e mia dhe t’i drejtohen alkoolit për të hequr stresin e përballur me jetën. Nuk është kjo zgjidhja!”, thotë ai.