Aliu: Mbështetja ndaj meje po rritet, ja 5 partitë që më përkrahin

Aliu: Mbështetja ndaj meje po rritet, ja 5 partitë që më përkrahin

Kandidati për kryetar komune në Ferizaj, nga radhët e PDK-së, Agim Aliu ka vazhduar fushatën e tij të balotazhit duke vizituar një nga bizneset më të njohura në këtë qytet.

“Isha për vizitë në ndërmarrjen “Fitofarma”, e cila është një storje e suksesit në fushën e agrokulturës. Bizneset e kësaj fushe dhe prodhuesit bujqësorë do të kenë mbështetje të vazhdueshme”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Sot isha për vizitë në ndërmarrjen "Fitofarma", e cila është një storje e suksesit në fushën e agrokulturës.Bizneset e…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, 14 November 2017

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët që në ditët e fundit e kanë rritur mbështetjen ndaj tij.

“Këtë e konfirmon më së miri mbështetja e pa rezervë dhe pa kushte e shumicës së subjekteve politike në Ferizaj, pa harruar edhe mbështetjen e fuqishme qytetare. Ferizajt i duhet ndryshimi, qytetarët kanë nevojë për një mënyrë të re të ofrimit të shërbimeve ndaj tyre, për një qeverisje që ka në rend të parë interesin qytetar dhe tejkalimin me punë e përkushtim të sfidave me të cilat ballafaqohen ata”, ka shkruar Aliu.

Ai ka falënderuar edhe simpatizantët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partisë Demokratike të Ashkanlive të Kosovës (PDAK), anëtarët e simpatizantët e Partisë së Ashkanlive për Integrim (PAI) si dhe intelektualët dhe grupet e ndryshme shoqërore për mbështetjen pa kushte të kandidaturës së Aliut në balotazh.

“Jam falënderues edhe ndaj votuesve të cilët në mungesë të kandidatit për kryetar nga subjektet e tyre politike kanë vendosur që fuqishëm të më mbështesin në këtë garë për Ferizajn, për vizionin dhe platformën tonë e cila ka marrë mbështetjen tuaj të fuqishme. Fitues në këtë garë është interesi qytetar, jemi të gjithë ne. Kjo do të dëshmohet më 19 nëntor”, ka shkruar Aliu.

FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN E FUQISHME DHE PA KUSHTE, QYTETARËVE DHE SUBJEKTEVE POLITIKE NË FERIZAJDitëve të fundit…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, 14 November 2017