Aliji lëndohet, mungon kundër Rumanisë

Aliji lëndohet, mungon kundër Rumanisë

Burim Kukeli nuk do të jetë mungesa e vetme e Kombëtares për ndeshjen kundër Rumanisë. Një tjetër mungesë e sigurt do të jetë ajo e Naser Alijit, i cili është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk do të jetë i pranishëm për kuqezinjtë.

Trajneri Gianni De Biasi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit në fjalë, duke parë edhe mbingarkesën e Ansi Agollit i cili ka zhvilluar dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës, shkruan Panorama Sport.

Por dëmtimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësuar të kalueshëm, bën që në këtë ndeshje të jetë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e parë.

De Biasi ka bërë të qartë se do të aktivizojë vetëm futbollistë të cilët janë në maksimumin e kondicionit fizik.