‘Aligatori’ që po shkatërron ISIS-in

‘Aligatori’ që po shkatërron ISIS-in

Helikopteri i ri i ushtrisë ruse ‘Alligator’ që po përdoret kundër ISIS po thuhet të jetë shumë efektiv. Në qytetin Palmira, sipas ushtrisë ruse ka ndihmuar shumë në betejën me ISIS-in.

“Operacioni kundër formacioneve të armatosura ilegale me helikopterët më të avancuar Ka-52, kanë treguar efikasitet të lartë në male dhe në shkretëtirë”, citohet të ketë thënë një gjeneral rus.

Qyteti i lashtë i Palmiras ndodhet në shkretëtirë në lindje të qytetit Homs.

Palmira u lirua nga ISIS më 2 mars.