Ali Ahmeti: Maqedonasit në vitin 2001 më ofruan ta ndajë Maqedoninë

Ali Ahmeti: Maqedonasit në vitin 2001 më ofruan ta ndajë Maqedoninë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për gazetën “Der Standard” të Austrisë ka thënë se shoqëria maqedonase në vitin 2001 ia kanë ofruar që të ndajë Maqedoninë.

Në pyetjen se a dëshiron një Shqipëri të Madhe, Ahmeti përgjigjet se po të kishte dashur atë e ka pasur në dorë në vitin 2001.

“Sikur ta kishim kërkuar Shqipërinë e madhe, atë do e bënim në 2001, kur m’u ofrua një pjesë e shtetit të Maqedonisë nga shoqëria maqedonase. Këtë do kisha mundësi ta bëja, pasi unë kisha në kontroll 10.000 ushtarë,” kujton ai konfliktin e atëhershëm. “Por unë nuk e pash të ardhmen e Ballkanit perëndimor në ndarje, por në kërkesën e barazisë për të gjithë qytetarët. Andaj ne u pajtiam me Marrëveshjen e Ohrit, që është e garantuar nga NATO, SHBA dhe BE,” thotë Ahmeti.

Vetëm ka shumë dallime konceptuale me Rusinë.

“Rusia nuk është e kënaqur, që ne jemi tërësisht të vendosur për t’u bërë anëtar në BE,” sqaron 58 vjeçari situatën momentale. Ahmeti ama nuk mendon se gjërat kanë shkuar aq larg që pushtetarët këtu “të ndalojnë atë që ka të bëjë me përcaktimin e vendit,” duke menduar për Ivanovin dhe Rusinë.

BDI e Ali Ahmetit do ishte pjesë e qeverisë së krijuar nga LSDM.