Aleatët e Zaevit kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe

Aleatët e Zaevit kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe

Në Kuvendin e Maqedonisë sot filloi debati i Ligjit për Gjuhën Shqipe por lind dyshimi se si do të miratohet ky ligj kur intelektualët maqedonas të afërt me LSDM-në, po dalin me teza se ky ligj është antikushtetues.

Pra Zoran Zaev bën sikur do që ta bëjë gjuhën shqipe zyrtare por nga ana tjetër urdhëron intelektualët e tij që ta çojnë atë deri tek gjykata kushtetuese dhe ta rrëzojnë.

Ndër të parët që reagoi ishte Dimitar Apasiev nga lëvizja e “Majtë” dhe konsiderohet si aleat i LSDM-së dhe Zaevit.

Apasiev në profilin e tij në Facebook shkroi se Ligji duhet të tërhiqet, ose ata do ta sfidojnë me të gjitha mjetet e mundshme në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se në lojë janë dy skenarë të mundshëm – sipas skenarit të parë, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Ligji për Gjuhën Shqipe do të korrigjohet nga Komisioni i Venecias, duke i zvogëluar kompetencat e gjuhës shqipe.

Nëse kjo nuk ka sukses, atëherë aktivizohet skenari i dytë – Lëvizja ‘Levica’ e apelon Ligjin për Gjuhën Shqipe në Gjykatën Kushtetuese, e cila e shpallë atë antikushtetues, duke e zhbërë krejtësisht, shkroi Apasiev në Facebook

Në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe reagoi edhe Katica Kulavkova, anëtare e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, e cila është e afërt me partinë e Zaevit.

Ajo ka pohuar se ligji i ri për gjuhët është në kundërshtim me kushtetutën. Kjo nënkupton se ky ligj do të bie poshtë nëse vjen para gjykatës.

“Edhe unë kam vërejtjet e mija, tani duhet edhe një analizë më bazike, por për fat të keq një gjë e tillë nuk kërkohet nga ekspertët. Përsëris, ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.