“Albumi më i forti në histori të Hip Hopit” – Fero paralajmëron albumin për këtë kohë

“Albumi më i forti në histori të Hip Hopit” – Fero paralajmëron albumin për këtë kohë

Para një muaji ai ishte në qendër të mediave, e krejt kjo pasi ai u rrah në lagjen Veterrnik në Prishtinë

Flasim për këngëtarin Fero ky dy emra të rinj të estradës e rrahën atë në një qendër tregtare.

Edhe pse ai e mohoi të ketë ndodhur rrahje, por nuk vonuan shumë dolën dhe videot e që në fakt ishte e kundërta e asaj çfarë ai tha.

E tani, ai vjen me një paralajmërim për estradën ku shprehet se do i rrëzojë të gjithë.

Përveç kësaj, ai përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se do të realizojë album të ri me këngë të reja.

“Albumi ma i forti najherë në histori të Hip Hopit shqiptar është duke ardhë prej meje. Ndoshta del në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Fero.