Albulena Haxhiu nxjerr përvojën e saj më kryeprokurorin Imer Beka gjatë arrestimit

22.09.2016 10:02
Albulena Haxhiu nxjerr përvojën e saj më kryeprokurorin Imer Beka gjatë arrestimit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, i cili ka thënë mbrëmë në emisionin “Komiteti” se përgjimet e Adem Grabovcit nuk është dashur të publikohen.

Haxhiu ka thënë se “kjo deklaratë e kryeprokurorit Beka, shpërfaq edhe njëherë mjerimin e sistemit të drejtësisë!”

Ajo e ka kujtuar përvojën që e kishte me Imer Bekën në kohën kur ajo arrestohej për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“I njëjti, me zellin më të madh përkujdesej për arrestimin e deputetëve të opozitës për shkak të veprimeve politike në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.

“Më kujtohet kur i njëjti gjatë kohës kur po merresha në pyetje nga prokuroria për gazin lotsjellës në Kuvend, arbitrarisht dhe kundërligjshëm pati hyrë në zyre të prokurores dhe më është drejtuar me pyetje provokuese të llojit : “ty te ka mbet me mbrojt Republikën a, a veq ti pe dojshe Republikën a”, “kur u bone ti”, “na tjerët çka po te dokem”…dhe pas kundërshtimit tim ndaj tij, prokurorja Fikrije planifikonte me më ngarku edhe me një veper tjeter!”, ka shkruar Haxhiu.

“Dal nga dal maskat po ju bien edhe këtyre dhe sistemi i mirëfilltë i drejtësisë nuk do t’i falë!”, ka përfunduar ajo postimin e saj./Insajderi.com