Albulena Haxhiu iu dërgon të fala Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit

Albulena Haxhiu iu dërgon të fala Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit

Deputetja e Lëvizës Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të fakteve të Insajderit për mesazhet mes kryetarëve të nëndegës së PDK-së në lidhje me rezultatet në Prishtinë.

“Sipas insajderit, ky është mesazhi qe e ka dërguar Bujar Cakolli tek kryetaret e nëndegëve te PDK, pas orës 17:00. ‘Duhet me bë maximumin për me rrezua Shpendin’ paska thënë zëvendësministri Bujar Cakolli. Të fala Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Insajderi më herët ka publikuar një dëshmi të një grup bisede të emëruar “Kryetarët e Nëndegëve…” në platformën komunikuese në telefon “Viber” në të cilën janë sipas të gjitha gjasave të gjithë kryetarët e degës së PDK-së në Prishtinë, ka qenë sot i zënë me një angazhim.

Cakolli që është emëruar me 7 nëntor zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i mobilizon kryetarët e nëndegëve për të dalë në votime kundër Ahmetit dhe ta votojnë Abrashin.

Mobilizimi i orëve të fundit i PDK-së në Prishtinë: E kemi mundësinë historike me rrëzu Shpendin