Kurti tregon përse nuk mund të përfundohet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë  

30.08.2017 11:05
Kurti tregon përse nuk mund të përfundohet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë  

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se çështja e të pagjeturve e bënë të pamundur përfundimin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe fillimin e ri të një marrëdhënieve.

“836 shqiptarë janë gjetur vetëm nëpër varrezat masive në Batajnicë afër Beogradit kurse dhjetëra të tjerë janë nxjerrë nga lumejtë e liqenet ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj. Çështja e të zhdukurve e bën të pamundur përfundimin e konfliktit, pajtimin dhe një fillim të ri të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë dhe të popujve të këtyre dy vendeve”.

“Lufta shkatërroi jetërat e shumë njerëzve por ndërtoi kujtime të hidhura të pashlyeshme. Drejtësia restauruese është e domosdoshme e për të janë të nevojshme gjykata të pavarura në Kosovë e Serbi, shumë vullnet politik e njerëzor, gjetje dhe mobilizim i dëshmive dhe dëshmitarëve, kompenzim për viktimat. Nëse koha shëron plagët shpirtërore të të gjallëve për të vdekurit ajo i rrit ato kur bëhet fjalë për personat e pagjetur”, ka shkruar Kurti.

Kurti më tej ka kritikuar procesin e dialogut, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është duke u zhvilluar dhe duke u harruar historia që përjetuam.

“Dikur moti kjo. Sepse sot ka ngecur gjithçka sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është zhvilluar duke harruar edhe historinë që e (për)jetuam. Nëse nisim dhe rrëmojmë të kaluarën atëherë do të dalin krime të mëdha dhe të tmerrshme. Kjo do t’ia dobësonte pozicionin Serbisë karshi Kosovës, të cilën ajo ende nuk e njeh si të pavarur”, ka shkruar Kurti./Insjaderi.com

 

30 gushti, Dita e Ndërkombëtare e të Pagjeturve“Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm p…

Posted by Albin Kurti on miércoles, 30 de agosto de 2017