Albin Kurti reagon për sharjet e Kadri Veselit

Albin Kurti reagon për sharjet e Kadri Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë duhet të reagojnë kundër sharjeve të Kadri Veselit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, lideri i VV-së deklaroi se sharjet e Veselit janë të paskrupullta.

“Zyrtarët e insititucioneve dhe ata ndërkombëtarë duhet të reagojnë për sharjet e paskrupullta të kryetarit të Kuvendit. Meqenëse ky është njeriu më i gabuar i mundshëm për të qenë në krye të institucionit kryesor të vendit”, ka thënë Kurti.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas pesë herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje. /Insajderi.com