Albin Kurti nesër në Tiranë promovon “Republikën e Tretë” të Kosovës

Albin Kurti nesër në Tiranë promovon “Republikën e Tretë” të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të promovojë idenë e tij për një “Republikë të Tretë” në një diskutim publik në Tiranë.

Praninë e Kurtit në Tiranë, të shtunen, e ka konfirmuar përmes rrjetit social Facebook aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

“Nesër, ora 10:00 – shteti zhvillimor dhe shteti social – Republika e tretë | Albin Kurti | Lëvizja VETËVENDOSJE! Akademia Profesionale ELITA -Tirana International Hotel & Conference Centre”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

republik

Ish–kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur edhe më parë idenë e tij për një “Republikë të Tretë”.

Sipas asaj që kishte thënë Kurti më parë, kjo republikë do të ishte republikë e ndryshimit dhe zhvillimit.

“Dy republikat që i kemi pasur deri më tani kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave. Ajo që e bënë këtë ndarje më së shumti është dialogu i Brukselit, i cili është duke u bërë në mënyrë të gabuar”, ka thënë Kurti në një debat të organizuar nga Lëvizja FOL në mars të vitit 2015. /Insajderi.com