Albin Kurti kritika të ashpra kundër Isa Mustafës

Albin Kurti kritika të ashpra kundër Isa Mustafës

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ka kritikuar përfaqësuesin e koalicionit LAA, Isa Mustafa, për mungesë interesimi për të gjetur zgjidhje për tejkalim të krizës politike.

Kurti ka thënë se Mustafa qysh pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar vetëm njëherë me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

“Përfaqësuesi i koalicionit LAA për të biseduar me neve është në konflikt interesi. Ai është kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i cili qysh pas zgjedhjeve vetëm njëherë është takuar me neve. Grupet tona punuese janë takuar vetëm dy herë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka hedhë dilema nëse Mustafa se cilën kauzë po e mbron Mustafa.

“Nëse ai (Mustafa) nuk është takuar me PAN-in, dhe është takuar vetëm njëherë me neve, atëherë kënd po e mbron ai”, ka shtuar më tej Kurti.

Ai po ashtu i ka kërkuar Kadri Veselit, si kandidat i koalicionit PAN për postin e kryetarit të Kuvendit, që ta masë vetëm me vota dhe t’i hapet rruga krijimit të institucioneve./Insajderi.com