Albin Kurti: Kadri Veseli duhet të largohet nga seanca

Albin Kurti: Kadri Veseli duhet të largohet nga seanca

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseliduhet të përjashtohet nga seanca.

“Unë besoj që duhet të përjashtohet Kadri Veseli nga seanca. Unë nuk e di se edhe sa duhet të lejohet që të shajë dhe të vazhdojë në krye të detyrës”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, pos deputetëve të arrestuar, sallën tashmë e kanë lëshuar edhe deputetët e tjerë të LVV-së, përfshirë këtu edhe Kurtin.