Albin Kurti flet për ‘Zajednicën’ – tregon se ku duhet të merret mësim për ndaljen e saj

Albin Kurti flet për ‘Zajednicën’ – tregon se ku duhet të merret mësim për ndaljen e saj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë”, dhe kësisoj sipas tij duhet të nxjerrim mësim nga ky rast, sikur që NATO pati nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjës për ndërhyrjen në Kosovë.

Kurti shton se duhet të nxjerrim mësim nga këto raste dhe të bëhet ndërhyrja kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin’

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin’, ka shkruar Kurti.