Albert Bunjaki nuk frikësohet nga shkarkimi

Albert Bunjaki nuk frikësohet nga shkarkimi

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka thënë se ka përkrahjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFk), dhe se nuk mendon për largimin.

Në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve ndaj Kroacisë dhe Finlandës, Bunjaki deklaroi se nuk frikësohet nga shkarkimi prej postit të selektorit.

“Nëse nuk do e kisha pasur përkrahjen e Komitetit Ekzekutiv, unë thjeshtë nuk do të kisha qenë këtu. Unë nuk mundem të jetoj me ndjenjën që do të largohem një ditë, ngase edhe Albert Bunjaki do të largohet një ditë; ajo është shumë normale”, ka thënë Bunjaki, njofton Insajderi.

Kosova do të ballafaqohet me Kroacinë në Zagreb më 2 shtator, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë kundër Finlandës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.