Alaves befason Barcelonën

Skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit spanjoll, Alaves ka mposhtur 2:1 Barcelonën në ‘Camp Nou’.

Alaves befason Barcelonën

Katalunasit humbën me rezultat prej 1 me 2, raporton Koha.net. Epërsinë e parë e krijoi ekipi mysafir në minutën e 39 përmes Deyversonit.

Me të filluar pjesa e dytë Barcelona barazon shifrat përmes Mathieu, i cili shënon në minutën e 46 pas asistimit nga Neymar.

Në vazhdim të takimit Barcelona u mundua të shënojë edhe golin e epërsisë por nuk ia doli. Një gjë të tillë e bëri Alaves, që riktheu epërsinë përmes Ibait, i cili shënoi në minutën e 64. /Insajderi.com