Alarm tjetër, Ajeti dëmtohet dhe ndërpret stërvitjen

Alarm tjetër, Ajeti dëmtohet dhe ndërpret stërvitjen

Arlind Ajeti rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Italisë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit të kuqezinjve, që në minutat e para duke lënë para kohe fushën e lojës.

Futbollisti i parashikuar si titullar në qendër të mbrojtjes, është dëmtuar në kavilje dhe ka lënë menjëherë stërvitjen në mes.

Mbrojtësi tjetër qendror i kombëtares, Mërgim Mavraj, po ashtu nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.