Alarm i rrejshëm për bombë – Policia gjen një granatë të vjetër në Matiqan

02.03.2017 19:22
Alarm i rrejshëm për bombë – Policia gjen një granatë të vjetër në Matiqan

Pas njoftimit e Policia e Kosovës ka marrë një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes, autoritetet policore kanë gjetur vetëm një granatë në Matiqan të Prishtinës.

Këtë ia konfirmuar Insajderit, zyra për media në Policinë e Kosovës.

“Patrulla policore që i është përgjigjur thirrjes në vendngjarje ka gjetur një grantë dore (të vjetër) të pa shpërthyer”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

“Njësitet e nevojshme policore janë duke u marrë me rastin”, ka shtuar ajo.

Sipas Ahmetit, të enjten në orën 17:34, Policia ka pranuar një informatë se në lagjen “Matiqan” përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, tek Qeshmja e Matiqanit, në cep të rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, që doli të jetë garantë dore./Insajderi.com

Alarm për bombë në Matiqan, policia niset drejt vendit të ngjarjes