Alarm për sulm terrorist në Francë

Alarm për sulm terrorist në Francë

Bëhet e ditur se Franca me arsyetimin e një sulmi terrorist ka evakuuar stacionin e trenit në Nimes, një prej qyteteve në afërsi të kufirit me Spanjën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të shtypit francez, mësohet se rreth stacionit të trenit në Nimes ka ndodhur një konflikt i armatosur, pas së cilës stacioni i trenit të shpjetë është evakuuar.

Mediat lokale raportuan se stacioni është evakuuar pas marrjes së informacioneve se në trenin e shpejtë të linjës Paris-Nimes ndodheshin tre persona të armatosur, për shkak të të cilëve është pezulluar qarkullimi i udhëtarëve. Ndër të tjera, raportohet se në operacion policor është ndaluar një person.

Prefektura e rajonit Gard, e lidhur me qytetin Nimes, ka theksuar se në rajon nuk ka patur ndonjë konflikt dhe se policia ka kryer një operacion pas një informacioni të marrë. Gjithashtu, prefektura ka apeluar deri tek qytetarët të qëndrojnë larg nga stacioni i trenit dhe zonat përreth tij.