Alarm për “insekticide” edhe në mishin e pulës në Holandë

09.08.2017 08:39
Alarm për “insekticide” edhe në mishin e pulës në Holandë

Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit në Holandë, pas zbulimit të insekticideve në vezë, ka njoftuar se kanë filluar kontrollimin e mishin të pulës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të mediave holandeze thuhet se Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit në Holandë ka filluar hetimet për përcaktimin e pranisë së insekticidit “fipronil” në mishin e pulës, prania e të cilit është gjetur tek vezët.

Kryetari i Organizatës së Industrisë së Pulave, Eric Hubers, bëri të ditur se hetimet lidhur me mishin e pulës po përfshijnë vetëm disa kompani dhe që gjetja e insekticideve në mishin e pulës është një mundësi e vogël.

Në anën tjetër ekspertët thonë se insekticidet në mishin e pulës nuk shkaktojnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Kriza e vezëve mund t’i përfshijë 7 shtete

Një kompani në Belgjikë pretendohet se insekticidin “fipronil” e ka përzier me një substancë të dezinfektimit me emrin Dega-16, dhe që kjo substancë është përdorur sidomos nga fermat e pulave holandeze dhe se vezët e prodhuara këtu janë shitur edhe në Gjermani. Ndërkaq edhe në disa kompani të Gjermanisë ishin gjetur vezë që përmbanin “fipronil”.

Paralajmërohet se kriza e insekticideve nëpër vezë përveç Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës nga eksportet e vezëve nga këto vende mund të kapërcejë edhe në shtetet si Suedi, Zvicër, Francë dhe Britani të Madhe.

Belgjikë, konfirmohen vezë të kontaminuara me insekticide

Agjencia Federale e Belgjikës, përgjegjëse për sigurinë e zinxhirit ushqimor gjatë muajit qershor kishte bërë të ditur se në vezët në këtë shtet ka “fipronil”, por që për shkak të “fshehtësisë” së hetimit kjo çështje nuk është njoftuar me opinionin publik. Ndërkaq janë publikuar informacionet se zyrtarët nga Belgjika në muajin korrik kanë njoftuar Komisionin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen.