Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimet sekrete amerikane kanë ndaluar një person, që ngiste makinën e tij deri në pikën e kontrollit drejt Shtëpisë së Bardhë të shtunën mbrëma, me pretendimin se në makinën e tij ka një bombë, shkruan CNN.

Shërbimi Sekret, që merret me sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se shoferi i ishte afruar në një “pikë kontrolli të vendosur në rreth orës 23:05 sipas kohës tonë lokale, shkruan BBC.

Nuk ka pasur më tej ndonjë konfirmim që se është gjetur ose jo ndonjë mjet i dyshimtë, por që menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

Vetura me të cilën i dyshuari ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë është kontrolluar në detaje.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, presidenti Donald Trump nuk ka qenë aty. /Insajderi.com