Alarm në Shtutgart, bombë në kompleksin stërvitor

Alarm në Shtutgart, bombë në kompleksin stërvitor

Skuadra e njohur gjermane, Shtutgart është alarmuar, pasi një bombë është gjendur në kompleksin stërvitor, dhe të gjitha aktivitetet pushuan, shkruajnë mediet gjermane.

Aktivitetet kanë pushuar në tërësi, derisa është bërë demontimi i saj, përcjell albinfo.ch.

Skuadra gjermane kishte planifikuar që të bënte disa ndryshime, duke rindërtuar terrenet sportive dhe kishte filluar gërmimin për të ndryshuar barin në një nga fushat e kësaj qendre.

Por, është konstatuar se në një thellësi jo shumë të madhe gjendej një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba ishte e rëndë 50 kilogramë, e lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba kishte qëndruar prej më shumë se 70 vitesh në këtë terren dhe fatmirësisht nuk kishte shpërthyer në fushën ku prej shumë dekadash stërvitet ekipi i Shtutgart dhe akademia e tij.