Alan Shearer bëhet me statujë pranë stadiumit të Newcastle

Alan Shearer bëhet me statujë pranë stadiumit të Newcastle

Statuja prej tunxhi, e cila ka kushtuar 280,000 euro, është paguar nga familja e ish-pronarit Freddy Shepherd. Shearer – tashmë një analist i BBC – iu bashkua klubit në vitin 1996 për një shumë rekord për kohën rreth 18 milionë euro, duke shënuar 206 gola në 10 vite, përpara se të bëhej trajner në vitin 2009. Shepherd ka thënë se statuja do të nderonte karrierën unike të lojtarit.

Artisti Tom Maley ka shpenzuar plot gjashtë muaj për të krijuar këtë strukturë 2.89 metra të lartë, e cila tregon Shearer i cili i gëzohet një goli në mënyrën e tij të famshme.

Statuja e Alan Shearer, gati të zbulohet në “St James Park”

Ndërkohë, Shepherd thotë se Alan Shearer ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka veshur fanellën e Neëcastle.

“U bënë 10 vite që ai është tërhequr nga futbolli dhe familja jonë vendosi që tifozët të mos presin më gjatë që t’i njihen meritat karrierës së tij unike. Jemi krenarë dhe të lumtur që kemi qenë në gjendje të krijonim një monument jo vetëm për një lojtar të madh, por edhe për një njeri që ka bërë aq shumë për komunitetet e Neëcastle nëpërmjet bamirësive të ndryshme”, ka thënë ai.