Al-Nusra ndahet nga Al-Qaeda

28.07.2016 21:21
Al-Nusra ndahet nga Al-Qaeda

Grupi xhihadist sirian, Jabhat al-Nusra, i njohur si al-Nusra Front, ka njoftuar sot se është ndarë nga al-Qaeda.

Lideri Abu Mohammed al-Julani, në mesazhin e tij të parë të incizuar, ka thënë se emri i ri i grupit xhihadist do të jetë Jabhat Fath al-Sham (Fronti për Pushtimin e Sirisë), njofton BBC.

Mësohet se ky grup shpreson të formojë aleancë të ngushtë me grupet tjera islamike që luftojnë në Siri.

Ndërkohë, zëvendës komandantin i al-Qaedas e ka mbështetur këtë vendim në të kaluarën