I akuzuari për terrorizëm në ceremoninë e KFOR-it

15.09.2016 20:54

Ceremonia e ndërrimit të komandës në prezencën e NATO’së në Kosovë (KFOR) që u zhvillua pikërisht në ditën kur Kuvendi pritej të votonte demarkacionin me Malin e Zi e Opozita organizoi protesta u zhvillua me shumë të ftuar. KFOR’i më 1 shtator 2016 e ftoi edhe politikanin kontrovers kosovar, Fuad Ramiqi.

I akuzuari për terrorizëm në ceremoninë e KFOR-it

Në ndërrimin e komandës në KFOR’it nga gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta tek gjenerali Giovanni Fungo, Ramiqi nuk dihet se kë e përfaqësonte, por dihet që Ramiqi ka qenë nismëtarë dhe drejtues për një kohë të gjatë i lëvizjes islamike të regjistruar edhe si parti, LISBA.

Së fundi Prokuroria Speciale njoftoi që të njëjtin e ka akuzuar për veprën penale “thirrje për rezistencë”, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ramiqi

Ramiqi, udhëheqës i Lëvizjes Islamike Bashkohu – LISBA, i cili është njëri nga pesë personat e akuzuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm, ka thënë për Insajderin se aktakuza ndaj tij është e motivuar politikisht.

“Nuk ka asgjë të bazuar në këtë çështje, që është kryekëput politike,” ka thënë Ramiqi, duke shtuar se nuk ka pranuar ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria.

Fuad Ramiqi: Aktakuza ndaj meje është e motivuar politikisht