I akuzuari për terrorizëm mbërrin në Kuvend

I akuzuari për terrorizëm mbërrin në Kuvend

I akuzuari për terrorizëm (sulm ndaj Kuvend), Frashër Krasniqi i cili ka fituar mandatin e deputetit, tashmë gjendet në Kuvend.

Krasniqi më parë ka marrë leje nga gjyqtari që trajton lëndën e tij për të qenë pjesëmarrës në seancën konstituive të Kuvendit.

Ndaj Krasniqit dhe tre kandidatëve tjerë, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të 2016-s, katër muaj pasi të njëjtët, bashkë më të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist të 4 gushtit të vitit të kaluar, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës.

Frashër Krasniqi ka arritur që të bëhet deputet për herë të parë  në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit nga radhët e Vetëvendosjes.