I akuzuari për terrorizëm akuzon Haradinajn për bashkëpunim me kriminelë

I akuzuari për terrorizëm akuzon Haradinajn për bashkëpunim me kriminelë

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili akuzohet për terrorizëm, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit dhe ka ngre një sërë akuzash ndaj kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me kriminelë.

Ai ka thënë se koalicioni PAN është në gjendje të takohet me kriminelë serbë, siç është Milan Radojiçiq, vetëm për ta siguruar krimin e qeverisë.

Në këtë drejtim, deputeti Krasniqi ka folur edhe për Ukë Rugovën, djalin e presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se PAN-i nuk e ka telashe të takohet edhe me njerëz si ai, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda.

Megjithatë, ai ka thënë se, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, këta njerëz nuk do të ndihet rehat./Insajderi.com