Akuzohet 21-vjeçari për përdorim të “photoshopit”

Akuzohet 21-vjeçari për përdorim të “photoshopit”

Është vetëm 21 vjeç dhe ka arritur që të krijojë një trup të pabesueshëm. Madje lidhur me këtë fakt ka pasur shumë reagime se fotot e tij nuk janë origjinale, por të modifikuara me “photoshop”.

Bëhet fjalë për Tyler Cooke nga Liverpuli, i cili ka reaguar në lidhje me akuzat që janë bërë kundrejt tij.

21-vjeçari e ka mohuar një akuzë të tillë, ndërsa më pas tregon edhe se si ka arritur të krijojë atë fizik.

“Kam nisur të punoj shumë që në moshën 15 vjeçare. Është me të vërtetë një punë e vështirë. Sigurisht që kanë ndikuar edhe elementë të gjenetikës, nuk mund ta mohoj këtë gjë, por kam punuar dhe paguar shumë për këtë”, thotë Cooke.