Akuzat për marrëveshje të fshehtë të Qeverisë me Bechtel-Enka

Akuzat për marrëveshje të fshehtë të Qeverisë me Bechtel-Enka

Qeveria e Kosovës, do ta kompensojë kompaninë Bechtel Enka me një shumë prej 53 milionë euro, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”, deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka akuzuar Qeverinë Haradinaj se ka bërë marrëveshje e kompaninë Bechtel-Enka për marrëveshje të më vonshme të shpenzimeve për autostradës.

Këto akuza i ka hedhur poshtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Thotë se nuk ka pasur marrëveshje mes qeverisë dhe kompanisë.

“Nuk ka pasur marrëveshje mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj. “Është spekulim që ju keni marrëveshje”, i ka thënë Lekaj, Zharkut në Pressing në T7.

Lekaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka marrëveshje mes Qeverisë e Bechtel-Enka, do t’i marrë përgjegjësitë vetë.

Zharku ka thënë se ekzistojnë shkresat që tregojnë se kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shpenzimet.