Akuzat e Zekës që “e detyruan” Krasniqin ta grushtonte

Akuzat e Zekës që “e detyruan” Krasniqin ta grushtonte

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, dhe ai i Vetëvendosjes gjatë një debati televiziv kanë filluar rrahjen mes tyre.

Zeka fillimisht kishte shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke i dhënë epitete nga më fyeset.

Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke bërë që të eskalojë debati.

“Edhe pozitës edhe opozitës në mënyrë të jashtëzakonshme i ka konvenuar mosmbajtja e seancave parlametare. Opozita është munduar të paraqitet sikur është për mbajtjen e tyre, por në fakt ka qenë kundër. Ndërsa pozita ka mbajtur rol neutral. Vet fakti që mbledhja e kryesisë thirret natën, tregohet se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës gjithçka ka qenë e jashtëzakonshme”.

“Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues”.