Akuzat e VV-së: PDK-ja nga kuzhina e SHIK-ut, ka filluar të lëshojë “filma” të dobët

Akuzat e VV-së: PDK-ja nga kuzhina e SHIK-ut, ka filluar të lëshojë “filma” të dobët

 

Përfaqsuesi i Vetëvendosjes në KQZ Adnan Rrustemi ka thënë se bartja e kutive të votimit në prani të policisë gjatë gjithë kohës deri në tek qendra e numërimit është shumë normale.

“Bartja e kutive të votimit – në prani të policisë gjatë gjithë kohës – nga vendvotimet e deri në kamionin/kombin që pretë me i dorëzu në Komisionin Komunal Zgjedhor dhe më pas në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultatave eshte shumë normale”, ka thënë ai.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, kutitë kanë qenë gjithnjë në përcjellje të policisë dhe me shoqërim nga ana e kryesuesve komisionerë të të gjitha partive politike dhe anëtarëve të tyre në KKZ.

“Kutitë kanë qenë gjithnjë në përcjellje të policisë dhe me shoqërim nga ana e kryesuesve komisionerë të të gjitha partive politike dhe anëtarëve të tyre në KKZ. Po ashtu kutitë janë të mbyllura me lidhëse të sigurisë, kodet e të cilave janë shënuar në formular/procesverbal, e të cilat krahasohen në QNR në prani të anëtarëve të partive politike në KKZ gjatë pranimit”, ka thënë Rrustemi.

“Pra, boll me filma, gjithçka ka qenë proces normal, nën vezhgim të policisë dhe të komisionerëve të të gjitha subjekteve. Madje sipas ligjit ky aktivitet është i domosdoshëm. Veç PDK-së dhe ShIKut i duket i dyshimtë procesi sipas ligjit”, tha ai.