Akuzat e Veselit ndaj Vetëvendosjes

Akuzat e Veselit ndaj Vetëvendosjes

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Partia Demokratike është kthyer fuqishëm, prandaj edhe po kanë frikë partitë tjera.

“Partitë tjera kanë një frikë kur një parti kthehet fuqishëm, sepse ta kesh një kandidat si Shaqir Totaj apo Valdete Idrizi është diçka madhështore”, tha Veseli.

Ai në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje është instrument i manipulimit.

“LVV është instrument i manipulimit, ajo përmes strategjisë së saj të akuzave manipulon, por qytetari do ti dënoj abuzimet e tilla”, tha ai.

Veseli tha që ka parë storje të abuzimit më votat e qytetarëve, duke votuar edhe të vdekurit.

“Ne kemi parë një storje mbi tetë minuta e gjysmë, aty shihet qartë që ka abuzim me fletëvotime, ka humbje të fletëvotimeve, ne kemi fakte që kanë votuar te vdekurit. Ne nuk do të lejojmë që të tjetërsohet legjitimiteti i qytetarëve, ne besojmë në institucionet e vendit, prandaj i kemi drejtuar ankesat”, ka thënë ai.