Akuza të rënda mes Trump dhe Hillary në debatin presidencial

Akuza të rënda mes Trump dhe Hillary në debatin presidencial

Në debatin presidencial në mes dy kandidatëve amerikanë Hillary Clinton dhe Donald Trump, pati shumë acarime, ku debatuan për vendet e punës, për terrorizëm dhe çështjen e racës.

Kandidati republikan Donal Trump, edhe siç pritej, ishte më i ashpër ndaj kandidates Clinton, ku e akuzonte se ajo nuk është e zonja si presidente, shkruan BBC.

Ndërsa kandidatja Clinton në këtë debat e ka akuzuar rivalin e saj, për racizëm, seksizëm e të tjera.

Ky ka qenë njëri nga debatet më të shikuara në historinë televizive, me 100 milionë shikues.

Pas mbarimit të debatit të dy kandidatët kanë takuar mbështetësit e tyre./Insajderi.com