Akuza të reja ndaj infermieres që dyshohet se kishte vrarë 60 fëmijë

Akuza të reja ndaj infermieres që dyshohet se kishte vrarë 60 fëmijë

Policia amerikane ka ngritur akuza të tjera kundër një infermiereje nga Teksasi, e cila ndodhet në burg për shkak të vrasjes së një fëmije më 1982.

“CNN” raporton se autoritetet dyshojnë se ajo ka vrarë plot 60 fëmijë.

Janine Jones  po vuan dënimin me burg për vrasjen e një foshnje 15-muajsh më 1982-in.

Por autoritetet njoftuan se kanë ngritur të tjera akuza, për shkak të vdekjes së Josua Soyer.

Ajo i kishte dhënë foshnjës 11-muajsh një injeksion vdekjeprurës, bëjnë të ditur hetuesit.

Sipas tyre në të gjitha spitalet ku ajo punonte, kanë vdekur në rrethana të panjohura rreth 60 fëmijë.