Akuza e rëndë e Pacollit ndaj Hasanit: Ndoshta more para kur më shkarkove

Akuza e rëndë e Pacollit ndaj Hasanit: Ndoshta more para kur më shkarkove

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka akuzuar rëndë ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili e rrëzoi nga posti i presidentit Pacollin.

Pacolli që tash ka poste të larta qeveritare, ka shfrytëzuar faktin që Prokuroria ka hedhur poshtë akuzat e Hasanit kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, për ta akuzuar Hasanin rëndë.

“Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës(të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd)”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social.

Ai më pas ka vazhduar të jap cilësime për Hasanin por e ka lënë fjalinë në gjysmë.

“Ende, ka shumëqka duhet të zbulohet rreth këtij far …”, ka shkruar Pacolli.