Akuza brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma për dëmtim të posterëve

Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe të tjerët, ka akuzuar "vetën" për dëmtim të posterëve në Komunën e Skënderajt.

Akuza brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma për dëmtim të posterëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në këtë fushatë elektorale, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershorit.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka akuzuar “vetën” për dëmtim të posterëve në komunën e Skenderajt, përmes një ankese që është bërë në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa).

Në fotografinë që e ka publikuar në Facebook, Albert Krasniqi, monitorues i zgjedhjeve me koalicionin e organizatave të shoqërisë civile, tregohet se Koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjetër kanë akuzuar Koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët për dëmtim të posterëve në këtë qytet.

Krasniqi ka komentuar si në humor se “koalicioni PDK-AAK-NISMA parashtron ankesë në PZAP kundër vetvetes!!!. Si ato tregimet me polic që e dënojnë veten kur te tejkalojnë kufizimin e shpejtësisë”.