Busti gjigant i King Kong...

26.03.2017 15:09

Aktorja nga Kosova pjesë e operës së Skocisë

27.03.2017 08:32
Aktorja nga Kosova pjesë e operës së Skocisë

‘Scottish Opera’ ka bërë së bashku aktorë dhe këngëtar ku në mesin e këtyre aktorëve në skenë do të ngjitet edhe aktorja kosovare, Gresa Pallaska.

Të martën në “Theatre Royal”, në Skoci do të jetë premiera e shfaqjes “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, e realizuar nga “Scottish Opera”.

Në këtë operë e cila do të jetë një gërshetim i dy veprave siç janë “Bluebeard’s Castle” nga Bartok dhe vepra “The 8th Door” nga Lliam Paterson, do të shfaqet edhe aktorja kosovare Gresa Pallaska, shkruan KultPlus.

Dirigjentja e operës Sian Edëards në një video të postuar në rrjetin social Facebook ka treguar së në mbrëmjen e 28 marsit do të prezantohen dy vepra. Për shkak se opera e njohur “Bluebeard’s Castle” nga Bartok, është shumë e shkurtë dhe zgjatë vetëm një orë dirigjentja ka thënë se “Scottish Opera” ka vendosur që të sjellë veprën “The 8th Door”, në pjesën e parë.

“Në pjesën e parë paraqitet vepra “The 8th Door”, e kompozuar nga kompozitori i ri Lliam Paterson, e cila krijon një lidhshmëri më atë se në veprën Bartok janë shtatë dyer, përfshinë një histori në lidhje me Judith dhe hapjen e këtyre dyerve.

Kompozitori Lliam kështu ka shkruan një vepër e cila ndërlidhet me veprën ekzistuese, dhe meqenëse quhet “The 8th Door”, të krijon përshtypjen se është fundi i historisë mirëpo në fakt është ideja e dyerve e cila do të na dërgon drejt “Bluebeard’s Castle”, ka sqaruar dirigjentja e operës Sian Edwards.

Produksioni i kësaj opere po vjen si co-produksion në mes të “Scottish Opera” dhe Vanishing Point e cila është një nga kompanitë më interesante të teatrit në Skoci. Gjithë kjo sipas dirigjentes Sian Edëards është bërë në mënyrë që “Scottish Opera” para publikut të sjellë diçka të re.