Aktorja Moon So-ri “tradhtohet” nga fustani në Venecia

02.09.2016 12:17

Ka shkuar si mos më keq parakalimi i aktores 42 vjeçare nga Koreja e Jugut Moon So-ri në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.

Aktorja Moon So-ri “tradhtohet” nga fustani në Venecia

Para dhjetëra fotografëve Moon So-ri është tradhtuar nga fustani i saj i gjatë. 42-vjeçarja ka shkelur mbi fustan dhe më pas nuk ka arritur ta kontrollojë dot më veten duke u rrëzuar.

Anëtarët e sigurisë ndërhynë menjëherë duke i ardhur në ndihmë aktores, e cila tentoi ta kalonte gjithçka me një të qeshur, por me siguri që nuk do të kishte dashur një parakalim të tillë mbi tapetin e kuq.