Aktorja e famshme e Holivudit ka tentuar vetëvrasje

Aktorja e famshme e Holivudit ka tentuar vetëvrasje

Heather Locklear, aktorja amerikane dhe ylli i serialeve të famshme “Dynastisy” dhe “Melrose Place”, ka tentuar të vetëvritet. Siç shkruan portali “TMZ” një anëtar i familjes së aktores së njohur ka thirr për ndihmë sepse aktorja ka kërcënuar me vetëvrasje, e cila më pas është transportuar në spital në repartin e psikiatrisë.

I afërmi i aktores 56 vjeçe e ka gjetur atë se si në panik ishte duke bredhur nëpër shtëpi dhe e kërkonte revolen për t’ia marrë jetën vetes.

Ky incident ka ndodhur vetëm disa muaj pasi ylli ishte arrestuar për shkak të dhunës në familje.

Atëbotë policinë e ka lajmëruar vëllai i saj i cili e ka gjetur aktoren në konflikt me të dashurin e saj i cili pretendohet se ka pasur nëpër trup shenja të dukshme të dhunës.

Heather i kishte rezistuar arrestimit dhe fizikisht  i kishte sulmuar tre policë. Pas këtij incidenti ajo ka qenë në rehabilitim dy muaj, dhe ditëve të fundit shkonte në takime për shërim nga alkoolizmi./Insajderi.com.