Aktori i “O Sa Mirë”: Art Kurti nuk ka qenë stabil, mos e merrni si model

Aktori i “O Sa Mirë”: Art Kurti nuk ka qenë stabil, mos e merrni si model

Aktori i serialit “O sa Mirë”, Jeton Zogiani ka thënë se të rinjtë nuk duhet ta marrin si model Art Kurtin, aktorin që ndërroi jetë sot në Gjakovë.

I ftuar në emisionin Pressing të T7, Zogiani u ka bërë thirrje të rinjve që të mos e marrin shembuj Art Kurtin, pasi sipas tij, ka të tjerë shembuj më të mirë.

“Ka qenë një djalë shumë i mirë, por po them nuk duhet ta marrin të rinjtë si model Artin. Fatkeqësisht po them. Ka shembull dhe modele që nga kurgjo kanë mbërri të bëjnë diçka. Mos të merret si model Arti”, ka thënë Zogiani.

Zogiani ka thënë se “Arti nuk ka qenë shumë stabil në idenë e vet dhe në ato kërkesat e veta”. /Insajderi.com