Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, i cili është i njohur edhe për publikun shqiptar, është paraqitur në Tiranë.
Ai u paraqit në finalen e spektaklit “Dancing with the stars” me bashkëshorten shqiptare, Almeda Abazi, e cila edhe është prezantuese e spektaklit.
Çifti u paraqit në skenë dhe kërcyen nën ritmet e këngës “Everything I do”.
Në fund, pas kërcimit, çifti shkëmbyen një puthje dhe u duartrokitën nga publiku. Aktori turk më pas iu drejtua publikut me fjalët shqip, duke i falenderuar dhe duke thënë se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri. Ai e përfundoi me fjalët “Të dua Shqipëri”.