Aktori Elijah Wood: Në Hollywood ka një rrjet pedofilie

Në Hollywood ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë një rrjet i sofistikuar pedofilie që abuzon me fëmijët aktorë.

Aktori Elijah Wood: Në Hollywood ka një rrjet pedofilie

Kjo është deklarata e Elijah Wood, aktori i bërë i famshëm për rolin e tij tek “Lord of the Rings”. E thënë prej tij bëhet akoma më e besueshme. Sot 35 vjeç, Elijah e ka nisur karrierën e vet Në Hollyëood që shpejt.

Në moshën 8-vjeçare ai u zhvendos në Los Anxheles nga Ajoua. Pikërisht në këtë periudhë pati daljet e para në ekranin e madh në vitet ’80. Në fillim të ’90 do të fitonte famën me rolin në filmin “Avalon”.

“The Sunday Times” citon aktorin duke thënë se “fëmijët aktorë janë pre e abuzimeve nga të ashtuquajturit VIP-a në Hollywood”, shkruan Top-Channel.

“Kur kam qenë fëmijë nuk kam shkuar kurrë nëpër festa Në Hollyëood pasi nuk më lejonte mamaja, që më mbronte nga këta njerëz. Kam arsye të besoj se këto gjëra ndodhin ende në Hollywood”, thotë ai.

Wood nuk është aktori i parë hollivudian që hedh të tilla akuza ndaj industrisë më të madhe të filmit. Në 2011, Corey Feldman pranoi për “Nightline” se në fëmijëri ishte abuzuar seksualisht në Hollywood.

“Mund t’u them me siguri se problemi më i madh, problemi numër një në këtë industri ka qenë, është dhe do të mbetet pedofilia”, do të deklaronte ai.

Vitin e kaluar në SHBA u shfaq një dokumentar me titullin “Një sekret publik”. Në të dëshmuan dhjetra aktorë dhe aktore që pranonin se ishin abuzuar përgjatë karrierës së tyre si fëmijë.

Sipas dëshmive, pjesa më e madhe e abuzimeve ka ndodhur nga themeluesit dhe drejtuesit e “Digital Entertainment Network”, një kompania multimediale e viteve ’90 në Hollywood. /Insajderi.com