Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss arrijnë të premten në Prishtinë

Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss arrijnë të premten në Prishtinë

Aktorët e Hollivudit Robert Davi dhe Luke Goss do të arrijnë të premten në Prishtinë.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më 13 prill, për herë të parë në Kosovë do t’i kemi të pranishëm dy aktorët hollivudian, Robert Davi dhe Luke Goss, të cilët do të vijnë për ta promovuar premierën e filmit të ri të tyre, Your Move, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë (14 prill), Los Angeles dhe Sydney”, thuhet në një komunikatë të kinemasë.

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë. Fillimisht do të organizohet një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla.

Përveç konferencës, në mbrëmje prej orës 21:00 do të organizohet premiera për shikues. Prej orës 20:30 pritet parakalimi mbi tepih të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve si artistë kosovarë, fytyra publike, etj.