Art Kurti, aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë” ka ndërruar jetë sot në rrethana të dyshimta.
Kurse tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e serialit “O Sa Mirë” përmes faqes zyrtare në llogarinë në “Facebook”.
“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”.
Tepër i ri për të shkuar.
Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij.
Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!” thuhet në postimin e tyre.