Aktivistja që injoroi Vuçiqin në debat: Ai dëshiron që Rusia të ndërhyjë në Kosovë

Kryetarja e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, Jelena Miliq, e cila u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq të dielën, ka thënë se Vuçiq ka prishur marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje, pasi kështu shpreson që të marrë mbështetjen e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump.

Aktivistja që injoroi Vuçiqin në debat: Ai dëshiron që Rusia të ndërhyjë në Kosovë

Në një intervistë me Deutsche Welle, Miliq ka treguar arsyen e largimit nga debati i përbashkët me kryeministrin Vuçiq në një studio televizive.

“Jam larguar për shkak se kryeminsitri Vuçuiq tërë kohën më thoshte se të gjitha gjërat që bëj unë dhe Qendra për Studime Euroatlantike, të cilën e kryesojë unë, janë në kundërshtim me interesat nacionale. Që natyrisht nuk është fare e vërtetë”, ka thënë Miliq, njofton Insajderi.

jele

Miliq ka folur edhe rreth tensioneve të krijuara së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit serb. Ajo ka thënë se kryeministri serb, Vuqiç shpreson që të “marrë mbështetjen e administratës së re amerikane, me në krye Donald Trump, dhe përmes ndonjë incidenti të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në rajon”.

“Tensionet në raportet me Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shikohen jashtë kontekstit të asaj se çfarë po bën Serbia në raport me vendet e tjera të rajonit. Prej Vitit të Ri, Serbia i ka keqësuar raportet me të gjitha vendet fqinje. Mendoj se qeveria e Serbisë është duke bërë një gabim shumë të madh, sepse po shpreson se do të ketë mbështetjen e administratës së re amerikane, që është një budallallëk i pastër, dhe se përmes krijimit të ndonjë incidenti apo konflikti do të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në këtë rajon. Sipas këtij skenari, pas incidenteve dhe ndonjë konflikti, ndonjë prej klounëve të Putinit, Vuçiqi apo Dodiku, do ta ftonin Rusinë për ndërhyrje, sepse ata vet nuk kanë forcë për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkesë do të ishte e ngjashme si ajo e Asadit për ndërhyrjen e Rusisë në Siri”, ka thënë Miliq.

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar të dielën studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”.

Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq,  i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë.

Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë opinionistes që cilësohet si nacionaliste, Vedrana Rudan, se “a e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi!”

Aktivistja serbe lëshon studion gjatë debatit me Vuçiqin

Kjo deklaratë e Miliqit dhënë në emisionin “Ćirilica”, ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin “Pink”, ku i pranishëm ishte edhe Vuçiq, të mos i pëlqenin deklaratat e saj, për shkak se ajo kishte thënë një gjë që tashmë dihet botërisht.

Mirëpo, ky fakt nuk i kishte pëlqyer Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë dhe kjo ka bërë që Miliq ta lëshoj studion e debatit. /Insajderi.com