Aktivistja e #MeToo e ka paguar aktorin i cili e ka akuzuar për abuzim seksual

Aktivistja e #MeToo e ka paguar aktorin i cili e ka akuzuar për abuzim seksual

Aktorja italiane Asia Argento, një prej aktivisteve më të zëshme të lëvizjes kundër abuzimit seksual #MeToo, kohë më parë ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore sipas akuzës të cilën synonte ta paraqesë kundër saj aktori dhe muzikanti amerikan Jimmy Bennett i cili pretendon se ajo e ka abuzuar seksualisht kur ai ishte 17 vjeç, transmeton “The New York Times”.

Times pretendon se Argento (42) i ka paguar Jimmy Bennett-it (22) 380.000 dollarë pasi që ajo tetorin e kaluar kishte pretenduar se producenti filmik Harvey Weinstein e kishte përdhunuar.

Argento dhe Bennett kanë aktruar së bashku në vitin 2004 në filmin “The Heart Is Deceitful Above All Thinks”, ku aktorja italiane e ka luajtur rolin e nënës prostitute të Bennett-it.

Bennett në paralajmërimin e padisë ka pretenduar se ka pasur marrëdhënie seksuale në vitin 2013 në Kaliforni, ku kufiri i moshës për marrëdhënie seksuale vullnetare është 18 vjeç.

Në paralajmërim është pretenduar se ai takim i ka lënë trauma për Bennett-in dhe ia ka dëmtuar karrierën, shkruan gazeta njujorkeze. Siç pretendohet, Times ka marrë dokumentet gjyqësore në të cilat është edhe një “selfi” i Argento-s me Bennett-in në shtrat.

Asia Argento u bë një prej aktivisteve më të njohura të lëvizjes #MeToo kur kishte thënë për revistën “New Yorker” se Weinstein e kishte përdhunuar në Festivalin e Kanës në vitin 1997, kur ajo ishte 21 vjeçe. Gjithashtu ka thënë se ka mbetur në lidhje me Weinein sepse frikësohej që ai të mos zemërohet.

Weinstein është akuzuar për krime seksuale kundër tri grave, por jo edhe për Asia Argento./Insajderi.com.